Motofest në sheshin “Skënderbej”, 130 motoristë nga gjithë Evropa

58

Është bërë tashmë traditë që Motofest zhvillohet çdo vit duke mbledhur të gjithë dashamirësit e Harley Davidson dhe muzikës rrok.

Por ndryshe nga vitet e mëparshme, për herë të parë organizohet në Shqipëri një tubim ndërkombëtar motorësh, ku 130 motoristë nga e gjithë Evropa, do t’i bashkohen motoristëve nga të gjitha trevat Shqiptare.

Në këtë festë që do të nisë në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej”, Bashkia e Tiranës, Steelwings Albania, dhe Fondacioni EDS do të sjellin për publikun kryeqytetas nuk do të sjellë vetëm argëtim.

Eventi është paraqitje jo vetëm si shfaqje për të mbledhur të apasionuarit ndaj motorëve dhe adrenalinës së muzikës rrok, por edhe për t’i treguar publikut se në vetvete e gjithë kjo është mënyrë jetese për një grup të caktuar njerëzish, të cilët e ushtrojnë aktivitetin e tyre për çdo ditë duke sfiduar veten dhe shpirtin e aventurës.

Pas paradës në qytet, festa do të vazhdojë me: Dobs Piter Pan Quartet, Kachinari, DJ Litchi dhe Zztop duke garantuar një spektakël fantastik.