Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, Muzeu Historik Kombëtar prezantoi aplikacionin e audioguidës së pavioneve të tij.
Ky projekt, në kuadër të rijetëzimit të aseteve të Muzeut Historik Kombëtar me anë të teknologjisë, u bë i mundur falë stafit të Muzeut dhe mbështetjes së Raiffeisen Bank.
Projekti pritet të zhvillohet më tej në realizimin e audioguidës në gjuhë të tjera si italisht, frengjisht dhe gjermanisht, për të tërë vizitorët e huaj që vijnë në Shqipëri.

