Muzika e kompozitorëve të famshëm klasikë vjen në Tiranë

126

Në vitin jubilar për Rossinin, në Tiranë do të luhet dhe interpretohet muzika e kompozitorëve të famshëm, klasikë.

Dirigjenti francez Frederic Deloche e njëkohësisht drejtori i operas së Nicës si dhe Baritoni italian Simone Marchesini vijnë në një koncert recital me soliste sopranon Ulpjana Aliaj.

Programi i përzgjedhur është premierë për skenën Shqiptare. Me autorë Gioacchino Rossini, Gaetano Donizetti e Mozart.

“Këtë vit është 150 vjetori i një kompozitori tepër të dashur për mua siç është Rossini. Kjo është edhe e vecanta e këtij koncerti pasi ne sjellim një reperor, i cili interpretohet për herë të parë në Shqipëri dhe jemi impenjuar që të krijojmë një program të larmishëm. Një program që të jetë tepër demokratik”, u shpreh Ulpjana Aliaj, soprano.

“Kam mbetur me të vërtetë i surprizuar dhe i gositur nga ky qytet me të cilin më njohu Ulpjana. Ky është një koncert që i dedikohet kompozitorëve të mëdhenj Rossini, Moxart, e për mua është një gëzim i madh të interpretoj këtë muzikë”, tha Simone Marchesini, bariton.

Koncerti do të zhvillohet në sallën e Universitetit të Arteve, së bashku me orkestrën simfonike të RTSH. Duke qenë në sintoni me skenat lirike në botë që festojnë këtë vit jubile te Rossinit.