Shqipëria pjesë e “First Kings of Europe”

0
Shqipëria do të jetë pjesë e “First Kings of Europe”!
Objekte të trashëgimisë prehistorike nga Shqipëria janë bërë pjesë e një ekspozite ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.
Mes një mozaiku të jashtëzakonshëm me objekte të 25 institucioneve nga 11 vende të Europës Juglindore do të jenë edhe 17 artefakte, që datojnë prej 4 500 vjet më parë deri në 2400 vjet më pare, zbuluar nga varreza të ndryshme tumulare të gërmuara në gjithë territorin shqiptar.
Janë objekte nga fondet e Institutit të Arkeologjisë dhe koleksioni i Muzeut Arkeologjik në Tiranë, të cilat janë bërë pjesë e ekspozitës lëvizëse në Amerikën e Veriut, organizuar nga një prej muzeve më të mëdhenj në SHBA, Field Museum of Natural History, në Chicago-SHBA.
/ata.gov.al