Ndahen çmimet Emmy, ja kush janë fituesit

18

Krijuesja e Fleabag Phoebe Waller Bridge dhe ylli i Killing Eve, Jodie Comer ishin mes fituesve të mëdhenj britanikë në ceremoninë e çmimeve Emmy të këtij viti.

Ceremonia që vlerëson ekselencën në televizion, u ndanë në Los Angeles, të dielën në mbrëmje. Comer, fitoi çmimin si aktorja më e madhe dramatike për portretizimin e Villanelle në Killing Eve.

Ylli dhe krijuesja e Fleabag, Phoebe Waller Brdige, mori çmimin si aktorja më e mirë në zhanrin komedi, por edhe çmimin për serinë më të mirë komedi dhe skenarin më të mirë.  Dhe ky ishte i pari show britanik që zgjidhet si seria më e mirë komedi.

Game of Thrones, fitoi çmimin më prestigjioz të mbrëmjes, atë të dramës më të mirë, pavarësisht se seria e fundit mori reagime të përziera nga fansat dhe kritika. Sidoqoftë, Fame of Thrones, rrëmbeu në ceremoninë e çmimeve Emmy, 12 çmime.

Një nga yjet e serisë fantazi të HBO, Peter Dinlage, mori po ashtu çmimin si aktori më i mirë mbështetës në zhanrin e dramës.  Dhe në fakt, ka qenë HBO, rrjeti televiziv që ka fituar më shumë çmime se çdo kanal tjetër, me plot 34 të tilla. Përveç Game of Thrones, edhe seriali tjetër i HBO, Chernobyl, ka marrë 10 çmime Emmy.

Netflix është renditur pas HBO me 27 çmime të fituara ndërkohë që është vlerësuar këtë vit edhe National Geografic, me tetë çmime, kryesisht për dokumentarin Free Solo.