Në Danimarkë studentët nuk paguajnë, por paguhen nga shteti

50

Të ndjekësh studimet e larta në Danimarkë jo vetëm që është pa taksa e kosto të tjera, por edhe shpërblehet.

Qeveria daneze paguan me 1 mijë dollarë në muaj çdo student, që jeton e studion larg vendlindjes së tij.

Kjo nismë, edhe pse e debatuar, është ndërmarrë nga shteti për të nxitur shkollimin e të rinjve, pavarësisht kushteve  ekonomike.

Danimarka, Skocia, Norvegjia dhe Finlanda janë të vetmet vende në Europë ku nuk ka tarifë shkollimi për studentët./Përgatiti PO.AL