Nëntori në Durrës

4

Durrësi ka një histori 3-mijëvjeçare dhe jeta e qytetit në shekuj lidhet ngushtë me portin më të madh në vend të ndërtuar pranë tij.

Ndërsa vitet e fundit në larminë turistike është shtuar edhe mbërritja e kroçerave dhe jahteve të llojeve të ndryshme, të cilët ankorohen në portin e Durrësit thuajse gjatë gjithë vitit.

Disa nga objektet muzeale të qytetit, më të vizituara nga turistët vendas dhe të huaj janë edhe Amfiteatri antik, Torra mesjetare dhe Muret bizantine, Forumi rrethor dhe Termat e periudhës romake, Muzeu Arkeologjik dhe ai Etnografik, së bashku me Muzeun “Aleksandër Moisiu” etj.

Referenca: ata.gov.al