Nëse pini një gotë verë në ditë është njësoj si të shkoni në palestër

478

 

 

Wine Pour on DigitalJason Dyck bashkë me disa studiues të Universitetit Alberta në Kanada kanë zbuluar se vera e kuqe, arrat dhe rrushi kanë një përbërje  të quajtur  resveratrol i cili përmirëson funksionimin e zemrës, muskujve dhe kockave në të njëjtën mënyrë si të ushtruarit në palestër. Resveratrol është faktuar të jetë një antioksidant efikas kur u provua tek brejtësit, prandaj dhe shkenctarët po mendojnë ta testojnë atë përmbajtje edhe tek diabetikët.

Ndërkohë që studiuesit dhe të apasionuarit pas verës po i gëzohen këtij lajmi, doktorët përsëri nuk janë të gatshëm të rekomandojnë pacientëve të tyre asnjë lloj alkooli pasi mund të këtë efekte të dëmshme në trupat tyre. Duhet të keni parasysh se efektet pozitive të verës së kuqe janë të tilla kur ju pini vetëm një gotë verë gjatë vaktheve duke mos e tepruar. Resveratrol gjendet veçanerisht tek vera e kuqe e cila njihet si antioksidant kur flitet për shëndetin e zemrës. Gjithashtu vera e kuqe njihet dhe si parandalues i mpiksjes së gjakut dhe i kolisterolit.

Përfitime të tjera

Vera ( kur pihet në mënyrë të moderuar )njihet gjithashtu si faktor jeteëgjatësie,  ul  riskun e kancerit të kolonit dhe të kataraktit, ul riskun e Diabetit Tip 2, dhe ngadalëson degjenerimin e trurit.

Këto mjaftojnë si justifikime për të shijuar një gotë verë mbrëmjeve vonë  🙂

Burimi: Latin Times