New York, sfidon shenjat nga sulmi me acid, sfilon në pasarela

201

Një modele indiane ka sfiduar të gjithë me paraqitjen e saj në pasarelet e New York-ut.

19-vjeçarja e dëmtuar si pasojë e një sulmi me acid është shfaqur e buzëqeshur në tapetin e kuq duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Quereshi ka pësuar djegie të rënda në fytyrë dhe ka humbur njërin sy dy vite më parë, pasi u sulmua me acid sulfurik.

Ajo nuk e kishte menduar kurrë se do të udhëtonte jashtë vendit, aq më tepër të sfilonte në New York. Pasi iu nënshtrua një sërë operacioneve kirurgjikale dhe tentoi të vetëvritej disa herë, e reja u takua me themeluesin e grupit “Bëj dashuri, jo shenja”, që ndihmon të mbijetuarit e krimeve me sfond gjinor.

19-vjeçarja është imazhi i fushatës online të grupit, që ka marrë mbi 1.3 milionë klikime.

247613_1 247614 247615 247616

Burimi: Shqiptarja.com