Nis puna për përforcimin e argjinaturës në Darragjat, Shkodër

2

Argjinatura e Darragjat, në njësinë administrative të Dajçit, e dëmtuar gjatë përmbytjeve të vitit 2010, dhe 2018 i është nënshtruar ndërhyrjes.

Kjo pas një kërkese të bërë nga bashkia Shkodër ndaj Bordit të Kullimit për rrezikun që i shfaqej zonës në rast të përmbytjeve.

Nëse nuk do të ndërhyhej këtë dimër rrezikohej e gjithë zona.

Ky është një investim që synon ta mbrojë këtë zonë nga rreziku i përmbytjeve.

Në territorin e bashkisë Shkodër është ndërhyrë në disa zona për pastrimin e kanaleve kulluese në Gurin e Zi, Dajç, Bërdicë, ndërkohë që deri në fund të dhjetorit të përfundojë ndërhyrja edhe në njësinë Ana e Malit.

Këto ndërhyrje zvogëlojne rrezikun e përmbytjeve nga reshjet në tokat bujqësore në këto njësi administrative.

/ata.gov.al