Një film biografik mbi Nënë Terezën pritet të publikohet në vitin 2020, realizuar nga regjisorja indiane Seema Upadhyay. “HindustanTimes” shkroi se aktorët do të jenë indianë dhe ndërkombëtarë.
Filmi do të prodhohet nga Praeep Sharma, Nitin Mahnmohan, Girish Johar dhe Prachi Manmohan. Sipas gazetës, ata janë takuar me motër Prema Mary Pierick, për ta marrë bekimin e saj për të nisur biografinë për Nënë Terezën dhe thonë se janë të kënaqur që do të realizojnë një film të tillë për figurën më të njohur ndërkombëtare, për fisnikërinë dhe bamirësinë e saj.
Nënë Tereza, emri i së cilës ishte Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, lindi në Shkup më 26 gusht 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkutë, Indi.
Humanistja e njohur shqiptare ka fituar çmimin “Nobel” për Paqen. Më 19 tetor 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani, ndërsa më 5 shtator 2016 u bë shenjtore.