“Një pemë për nënën”, ide e veçantë për 8 Mars

165

Nëse ende nuk keni zgjedhur dhuratën për nënën apo bashkëshorten tuaj këtë 8 Mars, Bashkia e Tiranës ju fton të zgjidhni atë të duhurën.

Gjithçka është mjaft e thjeshtë, mjafton të zgjidhni një pemë, sipas simbolikës që ju pëlqen më shumë dhe të caktoni vendin ku doni ta mbillni atë.

Një pemë e mbjellë në Tiranë, do të jetë një dhuratë speciale për njerëz të çmuar, të cilët do ta kujtojnë gjatë zgjedhjen që ju keni bërë për ta.

Tashmë është kthyer në një traditë që qytetarët e Tiranës t’i bashkohen nismës së Bashkisë për mbjelljen e pemëve në raste të veçanta për ta, si ditëlindje, përvjetore, martesa, etj. Dhe “8 Marsi” do të ishte dita e duhur për ta bërë një dhuratë të tillë.