IPARD II, nis shqyrtimi i dosjeve për 314 fermerë

71
Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, ka nisur shqyrtimin e dosjeve për 314 fermerë dhe agrobiznese të cilët kanë aplikuar në thirrjen e parë, për të përfituar nga fondet e programit IPARD me vlerë 54 milionë euro.
Dosjet voluminoze kanë nisur të shqyrtohen dhe pritshmëritë janë që një pjesë e konsiderueshme e aplikantëve të përzgjidhen si fitues, duke përfituar mbështetje financiare sipas skemave që kanë aplikuar.

Tre masat që mbështet IPARD II 

Nga fondet e Qeverisë Shqiptare dhe Bashkimit Evropian përmes 94 milionë eurove mbështeten financiarisht:

Masa 1 – Investime në fermë, me një minimum prej 10 000 EURO dhe maksimum 500 000 EURO. Përqindja e mbështetjes është 60% të totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit, 65% nëse investimi bëhet nga një fermer i ri (nën 40 vjeç), 70% për investimet në zonat malore.

Masa 3 – Investime për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, me një minimum prej 25 000 EURO dhe maksimum 2 000 000 EURO. Përqindja e mbështetjes me fonde publike është 50% e totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit.

Masa 7 – Investime në diversifikimin e ekonomisë në fshat, me një minimum prej 10 000 EURO, maksimumi 400 00 EURO. Përqindja e mbështetjes me fonde publike është 65% e totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit.