Një “Valentinë” si Ermonela Jaho në Paris, New York Times vlerëson sopranon shqiptare

148

“Opera National de Paris” feston datëlindjen e 350 me sopranon shqiptare. New York Times shkruan me superlativa për shfaqjen që do të jepet deri në 24 tetor. Ky vit shënon edhe “rilindjen” e Meyerbeer, me të cilin skena franceze “ripërkufizon” operën.

Zëri i Ermonela Jahos kësaj here ka pushtuar “Opera National de Paris”. Ndaj performancës së saj në rolin e Valentinës në “Les Huguenots”, është shprehur me nota superlative edhe New York Times, duke i dedikuar një artikull rikthimit të kësaj opere në kuadër të datëlindjes së 350 kësaj skene gjigante parisiene. Në këtë shkrim i kushtohet vëmendje të veçantë rikthimit të kompozitorit Giacomo Meyerbeer, duke u ndalur tek ndikimi që kanë pasur veprat e tij edhe tek opera të tjera me famë. “Pas 350 vjetësh, opera franceze përkufizon përsëri operën”, thuhet në këtë shkrim, ku këngëtarja shqiptare veçohet për interpretimin e saj të zjarrtë që ndez konfliktin e veprës.

ZacharyWoolfe/New York Times

Injorimi i kompozitorëve të mëdhenj, Parisi shënon “rilindjen” e Meyerbeer

Opera Kombëtare e Parisit ka nisur celebrimin e datëlindjes së 350-të. Opera si një gjini e artit mund të jetë disa dekada më e vjetër se kaq, por as një formë tjetër moderne e artit nuk ka mundur ta kapërcejë historinë e saj deri më tani. Shpesh nëpër të gjithë botën i referohen thjesht si Opera, sikur ky të jetë definicioni real i zhanrit. Datëlindja e madhe e saj nuk fillon me nostalgji, por me dy përpjekje që e shikojnë të shkuarën e artë të kulturës franceze, “patrimoine” (trashëgiminë) e pasur të këtij vendi parë në një dritë bashkëkohore madje edhe futuriste. Një pasuri e tillë e lavdishme si “Les Huguenots” i Meyerbeer-it, që u vu në skenë të premten do të vazhdojë të shfaqet deri në 24 tetor. Kjo vepër nuk ishte performuar nga Opera qysh në vitin 1936, edhe pse ka qenë me shumë mundësi muzika dramatike më popullore e shekullit të XIV. E luajtur në të gjithë botën pasi debutoi në këtë Operë në vitin 1938, ishte titulli i parë që u luajt nga kjo kompani 1000 herë. “Bérénice” një vepër e re nga kompozitori suedez Michaek Jarrel që pati premierën e saj këtë të shtunë do të vazhdojë deri në 17 tetor. Kjo vepër është e bazuar në tragjedinë e Rasinit, të shkruar një vit pasi Opera u themelua në vitin 1669. ( Lugji i XIV-të e quajti atëherë “Académie d’Opéra”, por ajo do të emërtohej më vonë si Akademia Mbretërore e Muzikës, titull që do të trashëgohej nga dy teatro më të vegjël të firmës, ndërsa më vonë në fund të shekullit e XIV, do të quhej “Palais Garnier” ). Vepra e Rasinit është injoruar në mënyrë masive midis shekullit e shtatëmbëdhjetë dhe atij të njëzetë; “Les Huguenots”, ashtu si veprat e mëdha të njëpasnjëshme të Meyerbeer-it, nisën po ashtu të zhdukeshin pak a shumë nga repertori. Opera po jep një mesazh të rëndësishëm me këtë shfaqje të një profili të lartë, ndoshta një për operën në përgjithësi: Arti madhështor, format madhështore të artit, ndoshta mund të kenë ulje dhe ngritje përsa i përket popullaritetit, por cilësia është cilësi, siç është bërë e njohur në 1670, 1836 apo në vitin 2018. Të shikosh sot “Les Huguenots”, do të thotë të kuptosh eklipsin e gjatë të Meyrbeer-it, madje ta mohosh duke e çrrënjosur përzemërsisht për rilindjen e tij aktuale. Ai luan ndonjëherë një lojë në agonizëm dhe të duruar, duke krijuar me përpikëri tensionin që shpërthen vetëm në fund të një mbrëmje të mbushur me emocion. (Ky produksion parisienë bën shkurtime të konsiderueshme dhe përsëri vazhdon të ketë rreth katër orë muzikë).

New York Times: Ermonela Jaho, sopranoja e zjarrtë që ndez konfliktin

Një histori romance e pazgjidhur që i përket gushtit të vitit 1572 dhe që paraqitet bashkë me tensionet midis francezëve katolikë dhe protestantëve, apo huguenot-ëve. “Les Huguenots” merr kohën e saj për të definuar personazhet dhe mënyrën se si trazirat fetare kanë ndikuar në jetët dhe lidhjet e tyre. Mirëpo dirigjenti e shtyn këtë muzikë shpesh të egër përpara; edhe pasazhet e dinjitetit të shkëlqyer kishin një nënkalim të nxitur nga ankthi që kapnin skenat harmonike dhe të paparashikueshme të Meyerbeer-it. Ju e keni vrejtur ndikim në shumë vepra të mëvonshme, veçanërisht ato të Verdit. Bashkimi i Mezerbeer-it me melankolinë private dhe kanavacën historike do të shfaqet tek “Don Carlo” dhe “Otello”, përzierja e tij e melodramës dhe mendjemadhësisë do të rikthehet tek “Un Ballo in Maschera”. Koret e tij komplekse dhe të mprehta, që këndojnë me ritme të shpejta dhe me akte akute, shfaqen tek “ “Rigoletto” dhe “Les Vêpres Siciliennes”. Dhe dhimbja, dueti i trishtë i aktit të katërt për Raoul dhe Valentine, dy, jo mjaftueshëm të dashur të ngecur në faqen e një historie tragjike, qartazi të infuelncuar nga dhimbja dhe dueti i trishtë i Carlos dhe Elisabeth, dy, jo mjaftueshëm të dashur të ngecur në faqen e një historie tragjike në “Don Carlos”, e cila e pati premierën e saj në Opera në vitin 1867. Madhështia e Meyerbeer ka ndikuar në mënyrë thelbësore tek Berlioz dhe Wagne, të cilët fillimisht kanë pranuar pa hezitim mbështetjen e “zotërisë më të vjetër”, përpara se ta refuzonin atë me hidhërimin e fjalimeve të tyre të fryra. Personazhet e Meyerbeer duhet të luftojnë për të ardhur në jetë; ju e kuptoni se ndërveprimi i grupeve shoqërore, të mishëruara në duelet intensive të korit, e intriguan më së shumti atë. Por këngëtarët e apasionuara i bënë këto figura të marrin frymë. Në Paris, sopranoja e zjarrtë Ermonela Jaho kishte ndezur konfliktin në mënyre sensacionale si Valentine, bija e një fisniku katolik; sopranoja Lizete Orpesa me zërin e butë dhe të qartë, përhapte qëllimet pozitive si Marguerite de Valois, mbretëresha e ardhshme që përpiqet të qetësojë brutalitetin e brendshëm. Mexosopranoja Karine Deshayes këndoi me një plotësi të verbër si një faqe e gjallë e Urbain-ëve (francezëve katolikë). Tenori Kang bëri që portretizimi i Raoul, të jetë më bindës. Drejtori, Andreas Kriegenburg e vendos punën në fundin e shekullit të 20-të, duke e bërë të duket e ashpër edhe dekadente