Njihuni me Ilvën, shqiptarja 1 ndër 20 arkitektet më të vlerësuara nën 40 vjeç në SHBA

17

Ilva Dodaj, shqiptarja që jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është 1 ndër arkitektet më të vlerësuara në SHBA.

Në një kërkim të thjeshtë në Google ajo del si 1 ndër 20 arkitektet më të vlerësuara nën 40 vjeç në SHBA dhe novatore në shumë prej projekteve të ndriçimit.

Arkitektja e ndriçimit thotë se ka filluar punën në 2007-ën në kompaninë që është pjesë e saj dhe sot si drejtoreshë e dizenjos.

“Në 2007-ën kam nisur punë në profesion pranë firmës me të cilën jam akoma, është plot 15-vjetori im që punoj me to. Jam drejtoreshë e dizenjos aty. Jam e specializuar në arkitekturën e ndriçimit, është profesion i ri në të gjithë botën,” ka deklaruar ajo.

Një tjetër rast frymëzues i shqiptarëve të suksesshëm.