Njihuni me ishulli që ka vetëm 500 banorë, por që flasin 9 gjuhë të ndryshme

71

Komuniteti Warruwi në ishullin South Goulburn në Australi i cili përbëhet nga rreth 500 banorë, flet 9 gjuhë të ndryshme.

Ky është një nga vendet e fundit në Australi , ndoshta edhe në botë, ku ekzistojnë kaq shumë gjuhë indigjene së bashku.

Pavarësisht se në këtë komunitet flitet anglishtja, banorët njohin edhe 8 gjuhë të tjera. Gjithë kuptohen me njëri-tjetrin, duke folur secili idiomën e vet.

Sipas linguistes australiane Ruth Singer, gjuha në këtë ishull konsiderohet si një pasuri klanore, dhe të flasësh një gjuhë tjetër perceptohet sikur nuk është një e drejtë që të përket.