Njihuni me qytetin më të vizituar në botë, 27.8 milionë turistë në vit

90

Hong Kong mbetet qyteti më i vizituar në botë me plot 27.8 milionë turistë ndërkombëtarë në një vit. Sipas të dhënave të Euromonitor ky trend do të vazhdojë dhe vitin e ardhshëm.

Është publikuar lista me 100 qytetet më të vizituara në botë. Sipas të dhënave të “Euromonitor” qyteti më i vizituar në botë është Hong Kong me 27.8 milionë turistë ndërkombëtarë, i ndjekur nga Bangkok e Londra. Italia prezantohet nga katër qytete: Romë, Milano, Venecia dhe Firence. Të katër qytetet italiane kanë të njëjtin numër turistësh sa Londra: 9.5 milionë.

Sipas parashikimeve të studimeve të “Euromonitor International” trendi do të jetë i njëjtë dhe për vitin e ardhshëm, por listës mund t’i shtohen qytete si Guangzhou në Kinë, Delhi – Indi, dhe Antalia në Turqi.