Njihuni me shqiptaren e rekordeve, 18 vjeçarja Mrika Nikçi që ka mahnitur botën

21

Ajo është vetëm 18 vjeçare dhe është shembull për femrat e reja nëpër botë. Bëhet fjalë për Mrika Nikçin, shqiptaren nga Peja që tani është pjesë e rekordeve botërore.

Mrika me mbështetjen e babait të saj, i cili e shoqëron atë në të gjitha aktivitetet e alpinizmit, ajo ka filluar alpinizmin kur ishte 13 vjeçe dhe ka ngjitur 7 majat më të larta në botë, duke shënuar një rekord absolut.

Babë e bijë janë ngjitur në të shtatë Majat më të larta në botë:

Piramida Carstensz, Indonezi (4,884), u ngjit më 15 gusht 2019

Mali Elbrus, Rusi (5,642), u ngjit më 20 korrik 2019

Denali, Amerika e Veriut (6,194) u ngjit më 20 qershor 2019

Mount Everest, Asia (8,850), u ngjit më 27 maj 2019

Aconcagua, Amerika e Jugut (6,962), u ngjit më 16 shkurt 2019

Vinson, Antarctica (4,892), u ngjit më 16 dhjetor 2018

Kilimanjaro, Afrika (5.895 alt), u ngjit më 29 janar 2018

Mrika është ngjitur në majat më të larta kombëtare dhe rajonale si:

Gjeravica (2,656) ngjitje dimërore, maja më e lartë e Kosovës

Jezerca (2.694) ngjitje dimërore, maja më e lartë në Alpet Dinarike në Shqipëri

Korab (2.794) maja më e lartë në Shqipëri, ngjitja dimërore

Hajla (2,403) Ngjitje dimërore, Kosovë

Maja e Titos (2.747)  ngjitje dimërore, Maqedoni

Maja e Zezë (2,528) ngjitje dimërore, Kosovë

Mrika që kur ishte 7 vjeç, ajo filloi të stërvitej në karate, dhe ishte një konkurrente shumë e suksesshme, madje ajo ishte kampione e Kosovës në Kata dhe Kumite, gjithashtu ajo ka rripin e zi në Dan1. Mrika ishte gjithashtu një konkurrente shumë e suksesshme e skive, por tani ajo bën ski vetëm për argëtim me miqtë dhe familjen e saj.