Njihuni me shqiptarin që kandidon për asamblenë e Nju Jorkut

111

Midis atyre që kandidojnë për Asamblenë e Distrikit të 94-të në Nju Jork është edhe një avokat nga Kosova, Vedat Gashi, me banim në kryeqytetin amerikan.

Ai kandidon në radhët e Partisë Demokratike amerikane.

Ai njihet si kontribues dhe lobist i madh i çështjes kombëtare në Amerikë. Avokati kosovar ka qenë i angazhuar nga USAID në Kosovë për draftimin e ligjeve të ndryshme kushtetuese.

Gashi se bashku me gruan dhe dy fëmijët jeton në Yorktown të  New Yorkut.

Amerikanët sot pritet t’i drejtohen kutive të votimit në garën për nivele të ndryshme të pushtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këto votime në Amerikë do të zgjidhen 35 senatorë dhe 435 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve, si dhe 36 guvernatorë shtetesh.