Norma e inflacionit në ngadalësim, 5.8 % gjatë pesëmujorit

4

Shqipëria ka vijuar të ketë norma inflacioni të përmbajtura dhe në ngadalësim.

Shqipëria ka vijuar të ketë norma inflacioni të përmbajtura dhe në ngadalësim. Në muajin maj inflacioni rezultoi në nivelin 4.7 %, ndërsa mesatarja e inflacionit për periudhën janar-maj është 5.8 %. Komponenti kryesor i rritjes dhe ndikimit të inflacionit total gjatë gjithë vitit të kaluar, por edhe gjatë këtij viti, ishte ai i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, i cili ka edhe peshon kryesore në shpenzimet e shportës së qytetarëve shqiptarë‘, tha Ibrahimaj në konferencën e përmuajshme mbi realizimin e treguesve ekonomik.

Megjithatë, ky inflacion ka vijuar të jetë ndjeshëm më i ulët se inflacioni i kësaj kategorie në vendet e rajonit dhe vendet e Bashkimit Europian.

Inflacioni i grupit ushqime dhe pije joalkoolike rezultoi 11.5 % gjatë periudhës janar-maj, ndërsa në vendet e BE-së inflacioni i këtij grupi ka rezultuar 17.5 %.

/ata.gov.al