Omer Xhemali, shqiptari në mesin e 100 njerëzve më me influencë në botë

702

23 vjet në Maqedoni, 16 vjet në Gjermani, 7 vjet Zvicër, dhe kur e pyesin se ku është shtëpia e tij, ai përgjigjet: “Klinika, ‘Triemli’, këtu unë shpenzojë shumicën e kohës sime,”. Në fakt, mjeku për kirurgji të zemrës punon shumë, pothuajse çdo ditë ai është në sallë operacioni dhe është një ndër mjekët më të mirë në fushën e tij në Zvicër.

Është shqiptari i parë që ka kryer operacionin e transplantimit të zemrës. Këtë ndërhyrje, për herë të parë e ka bërë në vitin 2008, në Klinikën Universitare të Frankfurtit, Gjermani. Ka pasuar edhe katër transplantime tjera të suksesshme. Fjala është për dr. Omer Xhemalin, kardiokirurg, doktor i shkencave të mjekësisë dhe pedagog në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Frankfurtit. 47 vjeçari me një karrierë të bujshme në mjekësi, është modestia vetë. I qetë, i afërt, komunikues, doktori i zemrës duket shembulli më bindës se madhështia qëndron në thjeshtësi.

Prej afro tre vitesh, dr.Omeri nga Tearca e Tetovës punon në Spitalin “Triemli” të Cyrihut, ku mban pozicionin e zëvendësshefit të repartit të kardiokirurgjisë. Për të, “vendlindja është gjithandej ku flitet shqip”, prandaj shpreh vullnetin e tij të ndihmojë atë duke mbartur përvojat që ka fituar në perëndim. Por ai është i shqetësuar për drejtimin që po merr shëndetësia në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni… “Komercializimi dhe qëllimi për fitim të shpejtë janë shkatërruese për mjekësinë atje”.

Omer Xhemali ka operuar qindra zviceranë në zemër të hapur. Ky shqiptar ecën me hap të shpejt nëpër korridor, operacioni sot ka zgjatur më shumë. Xhemali është kirurg zemre në spitalin Triemli në Zürich dhe zëvendësshef i klinikës. Në zyrën e tij qëndrojnë të varura shqiponja dykrerëshe dhe heroi Skënderbeu, Xhemali është shqiptar krenar.

Omer Xhemali është një nga njërëzit që ka patur ndikim të madh në shoqërinë njërëzore me punën e tij, ai është një shqiptarë mes 100 ‘kokave’ më me influencë në botë.

Burimi: Opinion.al