Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Izrael, Shqipëria prezanton resurset

108

U çel sot Panairi Ndërkombëtar i Turizmit IMTM Tel Aviv në Izrael. Panairi i sivjetshëm i turizmit përkon me 25-vjetorin e këtij edicioni.

Ministra dhe ambasadorë nga vende te ndryshme shoqëruan operatorët turistikë. Shqipëria paraqet bukuritë e saj natyrore, duke prezantuar resurset e saj turistike. Agjencia Kombëtare e Turizmit u përfaqësua me një stendë të kuruar me shumë kujdes me
pamjen e qytetit 2419 vjeçar të Beratit.

Në stendën mikpritëse shqiptare, vizitorët kanë mundësinë të njihen me ëmbëlsira dhe pije tradicionale.

Panairi i përvitshëm Mesdhetar i Turizmit në Izrael do të qëndrojë i hapur dy ditë, nga datat 12-13 shkurt.