Pastrohen rreth 3200 m² sipërfaqe në Vilun

5

Aksioni i pastrimit i nisur të shtunën nga Velipoja në Shkodër, i përqendruar në zonën e Vilunit, dha rezultate të dukshme.

Gjatë fundjavës, janë pastruar rreth 3200 m² sipërfaqe dhe janë transportuar për në landfill-in e Bushatit 95 m³ inerte dhe mbetje. Puna vijon në pika të tjera në zonën e plazhit.

Në aksionin e fundjavës në Vilun u përfshinë Forcat e Armatosura, si bashkëveprim mes Ministrisë së Turizmit e Mjedisit, Ministrisë së Mbrojtjes, Prefektit dhe bashkisë Shkodër.

Aksioni do të përfshijë edhe pastrimin e skarpateve në të dyja anët e Urës së vjetër të Bunës, pastrimin e përroit Qendër-Shirokë, pastrimin e mbetjeve të hedhura përgjatë rrugës Shirokë-Zogaj, sistemimin e territorit dhe mbulimin e sipërfaqes dhe pastrimin e inerteve të objekteve të prishura nga IKMT (IMVT).
/ata.gov.al