Pemët “Lejlandër’ të mbjella tek Liqeni kanë një simbolikë të veçantë

104

Parkut të Liqenit i janë shtuar 400 pemë të llojit Lejlandër. Punonjësit e Bashkisë së Tiranës janë parë mëngjesin e sotëm duke mbjellur pemët e veçanta

Por çfarë simbolike ka pema lejlandër?

Njihet si Cupressus × leylandii, është një pemë me gjelbërim të përhershëm dhe rritet në një lartësi prej 15 metrash në 16 vite. Kjo pemë rritet shumë shpejt dhe njihet për ngjyrën e fortë jeshile dhe madhësinë. Për shkak të formës që ka me degët nga lart në drejtim të qiellit, njihet si pema simbol e pavdekësisë, shpresës dhe madhështisë.