Përgjatë 2023-shit, 46% më shumë vizitorë në monumentet e kulturës

17

Gjatë vitit 2023 numri i vizitorëve në institucionet e trashëgimisë kulturore dhe monumente e ka tejkaluar edhe rekordin e vitit 2019.

Viti 2023 pati 46% më shumë vizitorë se viti 2022.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Kulturës, gjatë vitit 2023 pati më shumë se 1 milion vizitorë vendas e të huaj në institucionet dhe qendrat e trashëgimisë kulturore. Për të njëjtën periudhë, nga janari në dhjetor, një vit më parë, vizitorët ishin rreth 689000, ndërsa 2 vite më parë, në 2021 sitet e trashëgimisë kulturore u vizituan nga 425565 vizitorë.

/ata.gov.al