Piktorë nga e gjithë bota frymëzohen e pikturojnë në Korçë

16

Kolonia ndërkombëtare e artistëve figurativë “Ditët e Mios” ka sjellë në Korçë 19 piktorë nga Polonia, Maqedonia e Veriut, Greqia, Mongolia, Arabia Saudite, Kosova dhe Shqipëria.

Për 4 ditë radhazi mjeshtrat e telajos u frymëzuan nga ngjyrat dhe pamjet piktoreske të Korçës e rrethinave, duke sjellë një ekspozitë ta veçantë me krijimtarinë e tyre.

Artistët fillimisht kanë vizituar Korçën dhe rrethinat përreth ,për të hedhur më pas në telajo tematika të ndryshme ,duke u ndalur në peizazhin e Dardhës, Boboshticës dhe Vithkuqit,dikur vende frymëzuese edhe për piktorin e popullit Vangjush Mio.Për organizatorët ky event është konsideruar si ndër më të rëndësishmit,dhe ka për qëllim promovimin e vlerave kulturore të Korçës.

Për piktorët Korça mbetet përjetësisht një vend për t’u eksploruar për peizazhet unike që sjell. Për organizatorët, ky aktivitet mbetet i rëndësishëm pasi është edhe një urë komunikimi midis artistëve nga vende të ndryshme.