Po ecën me ritme të shpejta puna për ndërtimin e Urës së Bilçës në Berat

38

Po ecën me ritme të shpejta puna për ndërtimin e Urës së Bilçës në Berat, një nga projektet më sfidues të qytetit të UNESCO-s që po finalizohet ditës-ditës, e që do të afrojë më shumë zonat rurale me ato urbane.

Ura e Bilçës lidh fshatrat Bilçë, Malinat dhe Zhitom i Vogël, dhe së shpejti do të lidhet edhe me rrugën e fshatit Drobonik dhe me gjithë fluksin e mjeteve që do të qarkullojnë nëpërmjet aksit Berat-Ballaban-Përmet-Gjirokastër-Greqi, duke u bërë kështu një portë e madhe e prurjeve turistike drejt Beratit mijëravjeçar.

/ata.gov.al