Pogradec, Lëvizja Kombëtare e Leximit shkon me tituj të rinj

137

Lëvizja Kombëtare e Leximit nuk e ndal “udhëtimin” dhe gjatë këtyre ditëve të fillim janarit përsëri me në fokus brezin e ri për të siguruar lexues të së ardhmes.

Takimi i librit këtë radhë u ndal në bibliotekën e Pogradecit, ku të rinjtë shfaqën një interes të lartë për të lexuar dhe gjithashtu ndihmuan për të shkarkuar librat e rinj që u shtohen bibliotekës së qytetit të Pogradecit.

Fondit të bibliotekës iu shtuan edhe libra të rinj, të cilët iu dhuruan nga Ministria e Kulturës dhe donatorë të tjerë.