Shpenzimet e personelit për vitin 2024, reflektojnë koston aktuale të Administratës Publike, si dhe politikën e re të rritjes së pagave (nisur në 1 prill 2023).
Sipas projektbuxhetit të vitit 2024, fondi për vijimin e rritjes së pagave, duke filluar nga 1 korrik 2024 është planifikuar në shumën 11 miliardë lekë dhe përfshin rritjen e pagës për punonjësit e sistemit shëndetësor, arsimorë, punonjësit me grada dhe nëpunësit e administratës publike.
Shpenzimet totale për pagat në administratën publike janë planifikuar në masën 119.7 miliardë lekë ose 4.9% e PBB.
Numri i përgjithshëm i punonjësve në organikë është 85 206 veta.
/ata.gov.al