Primet e sigurimit vullnetar rritje me 20.37 %

3

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë gjysmës së parë të vitit arritën rreth 4.975 milionë lekë, 20.37% më shumë se në muajin janar-qershor 2022.

Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se edhe numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 2.27% krahasuar me periudhën janar-qershor 2022.

Primet e sigurimit vullnetar të jo-jetës gjatë periudhës janar-qershor 2023, patën një rritje me 20.31% kundrejt periudhës janar-qershor 2022.

Në portofolat e pronës, përgjegjësive dhe garancive, të cilat gjatë periudhës janar-qershor 2023 siguruan mbi 2.494 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë sigurimi nga zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 68.05%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësisë së përgjithshme me 23.66% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar-qershor 2023, vihet re një rritje prej 22.34% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.46% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-qershor 2022.

Të ardhurat nga sigurimet nga aksidentet dhe shëndeti, gjatë muajit janar-qershor 2023, arritën në rreth 726 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 0.43% në krahasim me periudhën janar-qershor 2022.

Primet nga sigurimet e jetës gjatë periudhës janar-qershor 2023, arritën rreth 897 milionë lekë, ose 21.50% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

/ata.gov.al