Pse ëmbëlsira e Ditës së Verës quhet ballokume? A e dini origjinën e këtij emri?

305

Sot është 14 marsi e njohur ndryshe si Dita e Verës. Embëlsira që me siguri do të ndeshni në të gjitha anët janë ballokumet. Elbasani është kryeqendra e festimeve sot, ndërsa në Tiranë për shkak të motit të keq aktivitetet u shtynë për të dielën.

A e dini origjinën e këtij emri?

Mendohet se emri i vërtetë është “Kulaçi i Verës”. Sanxhakbeu i Elbasanit, i cili pasi shijoi kulaçin e vogël të gatuar me miell misri, gjithë kënaqësi thirri: “është ba si llokume”.

Kësisoj, ballokume u bë emri “zyrtar” i kësaj ëmbëlsire tradicionale elbasanase. Emri ballokume është shumë i vonshëm. Mendohet se daton rreth fundit të shekullit të XVIII.

Në trevat e Dibrës, Tetovës, Prizrenit, Opojës, Gostivarit, Tropojës, Kukës etj, gatimi tipik për ditën e verës është flija.

Kujdes mos e teproni me ballukumet sot, mund të shtoni disa kile pa e kuptuar!