Pse historia ime nuk duhet të jetë e rrallë

99

Nga Alexandria Ocasio-Cortez

Një vit më parë kam qenë kameriere në një restorant, ndërsa organizova komunitetin tim. Në një kohë dhe vend ku ne ishim të djegur nga kaq shumë politikanë, dhe ishim rritur nën ciklin e njohur të premtimeve të fushatës dhe justifikimeve të qeverisjes. Unë u kërkova atyre, vetëm një herë, të besonin.

Ishte vërtet e vështirë, sepse si ta bësh të fuksionojë? Si të pyesni dikë që besimi i tij është shkelur e shkelur për të besuar? Të besosh në lëvizjen për drejtësi dhe dinjitet ekonomik?

Ju shfaqeni. Ju jepni pa kushte. Ju shfeqeni kur askush nuk po ju shikon dhe kamerat janë të fikura. Ju ofroni mbështetje kur është e rrezikshme, por e nevojshme. Ju bëni atë pa pushim, pa pasur nevojë që të njiheni. Ju vetëm … angazhoheni në aktin e dashurisë ndaj komunitetit tuaj.

Kurrë, në ëndrrat e mia më të egra, nuk mendova se ato netë të vona në trenat 6 dhe 7 do të drejtonin drejt kësaj. E gjithë kjo vëmendje më jep shumë ankth dhe ende nuk ndihem krejt reale, gjë që ndoshta është arsyeja pse mbetem e rehatshme kur ndërmarr rreziqe, që mbase është një gjë e mirë.

Unë besoj në një Amerikë ku të gjitha gjërat janë të mundshme. Ku një jetë themelore, dinjitoze nuk është një ëndërr, por një normë.
Kjo është arsyeja pse u ngrita atëherë, dhe kjo është arsyeja pse unë ngrihem tani. Sepse historia ime nuk duhet të jetë e rrallë. Sepse potenciali ynë kolektiv si një komb, mund të hapet kur nuk jemi aq të konsumuar sa të shqetësohemi se si do të sigurojmë nevojat tona më themelore, si vizita e mjekut ose një vend i përballueshëm për të jetuar.

Shenim: Alexandria Ocasio-Cortez ishte në faqen e parë të revistës Time. 29-vjeçarja Ocasio është një fenomen. Pas Trump, është politikania më e përfolur në Amerikë. Ja si e komenton ajo rrugëtimin e saj. Alexandria Ocasio-Cortez, 29 vjeçe, fitoi zgjedhjet në distriktin e 14 në New York, duke hyrë në histori si personi më i ri që fiton një vend si përfaqësuese në Kongres. Kjo është hera e parë që Ocasio-Cortez kandidon dhe e nisi fushatën teksa punonte si kamariere. Si e bija e një emigranti puerto-rikan, Ocasio-Cortez premtoi të punonte për shpërbërjen e ICE – agjencisë përgjegjëse për trajtimin çnjerëzor të emigrantëve në kufi – shërbim mjekësor falas për të gjithë, dhe kolegje publike falas.