“Qyteti Europian i Sportit 2023”, një tjetër titull që do të sjellë aktivitete të shumta në Tiranë

2

Këtë vit Tirana mban titullin; Viti Europian i Sportit dhe një sërë aktivitetesh do të zhvillohen në kryeqytet.

Bashkia e Tiranës do të administrojë titullin, që synon të sjellë masivizim të sporteve, por edhe t’i shërbejë promovimit të qytetit. Bashkia e Tiranës aplikoi për titullin pas përvojës së vitit të shkuar kur Tirana mbajti titullin kryeqyteti europian i Rinisë, kur u organizuan edhe aktiviete sportive të përmasave të mëdha.

Drejtor i projekteve strategjike dhe investimeve te huaja në Bashkinë e Tiranës, Genc Kojdheli tregon se për RTSh-në se ccfarë do të sjellë titulli për Tiranën. Nga ana tjetër, aktivtitetet e shumta, pritet të kenë impact edhe në promovomin e qytetit.

Çdo ide në funksion të një eventi sportiv që përputhet me kërkesat e titullit që mban këtë vit Tirana, mund të jetësohet. Ndër qytetet e tjera që e kanë marrë këtë titull, radhiten edhe Getafe dhe Bilbao në Spanjë, Firenze dhe Siena në Itali, Setubal dhe Brana në Portugali apo Nice në Francë.

/rtsh.al