Rekord turistësh në Parkun e Apollonisë

5

Parku Arkeologjik Kombëtar i Apollonisë ka shënuar këtë 6-mujor një rekord historik turistësh vendas dhe të huaj.

Parku Arkeologjik Kombëtar i Apollonisë ofron magjinë e udhëtimit në kohë të një qytetërimi.

Drejtoresha e këtij parku, Ornela Durmishaj është shprehur se mbi 34 mijë turistë e kanë vizituar vetëm 6 muajt e parë të vitit Parkun e Apollonisë, 30 % më shumë se në vitin 2022.

Parku Arkeologjik i Apolonisë mbetet tërheqës jo vetëm për  arkeologjinë dhe antikitetin por edhe për peizazhin natyror.

Turistët që drejtohen drejt Parkut Arkeologjik të Apollonisë do të gjejnë tashmë edhe një infrastrukturë rrugore të përmirësuar.

Me një gjatësi prej 18 km, kjo rrugë lidh zonën urbane të qytetit të Fierit me plazhin e Semanit dhe Darëzezës duke i dhënë një impuls të rëndësishëm zhvillimit të turizmit bregdetar.

Rruga e re drejt Parkut Arkeologjik të Apollonisë sjell më afër për të gjithë vizitorët edhe Kishën e Shën Mërisë, pjesë e Manastirit.

/ata.gov.al