Revista britanike “Express”: Pranvera, koha e përkryer për të kaluar pushimet në Shqipëri

12

Shqipëria është një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë të turizmit në Evropë. Pranvera mund të jetë koha e përkryer për të kaluar pushimet në ‘Maldivet e Evropës’, shkruan Esther Marshall në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Express”.

Ndërsa sezoni i verës po afron, shumë turistë po planifikojnë një arratisje në destinacionet bregdetare. Nëse po kërkoni një vend më të lirë se Spanja apo Franca, ekziston një alternativë “e përballueshme” e ngjashme me “Maldivet e Evropës”.

Shqipëria është një nga destinacionet më emocionuese për pushime në Evropë, e favorshme edhe për turistët britanikët.

Sipas ekspertëve të udhëtimeve, kërkimet (Searching) për pushime në Shqipëri janë rritur me mbi 100 për qind vitin e fundit.

Ndërsa Tirana është një nga vendpushimet më të mira në Evropë, Riviera Shqiptare ka tërhequr vëmendjen më të madhe.

Kur është sezoni ‘më i lirë’ për të udhëtuar në Shqipëri?

Ndërsa vendi pritet të hapë një aeroport të ri në Vlorë, aktualisht turistët britanikë mund të fluturojnë vetëm drejt Tiranës në Shqipëri.

Muaji nëntor është koha më e lirë për të fluturuar në Shqipëri, por britanikët mund të gjejnë gjithashtu çmime të favorshme dhe mot të ngrohtë në qershor dhe shtator. Korriku dhe gushti janë muajt më të shtrenjtë për të udhëtuar drejt Shqipërisë.

Ndërkohë, “Skyscanner” rekomandon udhëtimet në muajin maj për fluturime më të lira drejt Shqipërisë. Temperaturat arrijnë mbi 25 gradë celsius gjatë këtij muaji.

Megjithëse Shqipëria ka vetëm një aeroport ndërkombëtar, britanikët mund të udhëtojnë lehtësisht në vendpushimet e plazhit jugor të vendit nga Aeroporti i Korfuzit.

Ku ndodhen plazhet më të mira?

Ksamili, në jug të Shqipërisë, njihet si ‘Maldivet e Evropës’. Ujërat e tij të kristalta dhe plazhet me rërë e bëjnë atë një destinacion popullor. Saranda është një qytet bregdetar turistik me shumë bare dhe restorante.

Durrësi është më pak se një orë e gjysmë me makinë nga Tirana. Plazhet janë pak të mbushura me njerëz, kështu që Vlora është një opsion më i mirë për turistët e huaj.

Midis Vlorës dhe Sarandës, turistët do të gjejnë Himarën, e cila është shtëpia e disa prej plazheve më të bukura të vendit, duke përfshirë plazhin e Dhërmiut dhe plazhin e Gjipesë.

Plazhet kryesore turistike të Shqipërisë mund të jenë mjaft të zhurmshme dhe të mbushura me vizitorë gjatë pikut të sezonit, kështu që ju rekomandojmë të merrni me qira një makine për të arritur në pika më të izoluara.

Korriku dhe gushti janë muajt më të nxehtë të vitit në Shqipëri dhe temperaturat arrijnë në 30 gradë celsius. Qershori dhe shtatori janë gjithashtu të ngrohtë, ndërsa temperaturat në maj janë të ngrohta dhe të këndshme.

Turistëve u duhet të kenë të paktën tre muaj leje qëndrimi për të udhëtuar në Shqipëri dhe mund të qëndrojnë maksimumi 90 ditë në çdo gjashtë muaj.

Vizitorët mund të qëndrojnë ne akomodime për vetëm 20 paund nata në disa zona të vendit.

/ata.gov.al