Revista polake, “Tanie Loty”: Zbuloni Shqipërinë, thesari i fshehur i Evropës

11

Bëhuni gati për të zbuluar Shqipërinë, thesarin e fshehur të Evropës. Shqipëria, me historinë e saj të pasur, peizazhet që të lënë pa frymë dhe njerëzit e ngrohtë, premton pushime plot emocione dhe zbulime, shkruan në një artikull revista polake e udhëtimeve “Tanie Loty”.

Vija bregdetare mahnitëse

Një nga avantazhet më të mëdha të Shqipërisë janë plazhet e saj të bukura. Nga brigjet e bukur të Ksamilit deri tek gjiret piktoreske të Dhërmiut, Riviera Shqiptare ofron ujëra bruz të kristalta dhe bukurinë natyrore. Resortet “All Inclusive” pranë këtyre plazheve ofrojnë komoditet dhe akses të drejtpërdrejtë në atraksionet e detit.

Shtigje historike

Peizazhi i Shqipërisë është i mbushur me gjurmë të një historie të pasur. Rrënojat në Butrint dhe Berat janë “dritare në kohë” përmes të cilave mund të zhyteni në historinë shekullore të vendit.

Kuzhina shqiptare

Kuzhina shqiptare është një parajsë për gustatorët. Ndikimet mesdhetare, ballkanike dhe italiane krijojnë një kombinim unik shijesh. Ju mund të shijoni specialitetet locale si byreku ose fasulet.

Natyrë e jashtëzakonshme

Shqipëria ofron shumë më tepër se plazhet. Malet, liqenet dhe lumenjtë ofrojnë një sfond të përsosur për adhuruesit e natyrës dhe rekreacionit aktiv. Parku Kombëtar i Thethit dhe Liqeni i Ohrit janë vetëm disa shembuj të pasurisë së atraksioneve natyrore në Shqipëri.

Mikpritja dhe kultura

Ngrohtësia e shqiptarëve është e njohur. Kultura e tyre është një pjesë integrale e përvojës së udhëtimit. Hotelet shpesh organizojnë mbrëmje festive, duke i përfshirë vizitorët në botën e traditave vendase.

Akomodimi i klasit botëror

Shqipëria ofron hotele nga më cilësoret. Dhoma të rehatshme, shërbime të shkëlqyera, pishina dhe atraksione të shumta, që do ta bënin qëndrimin tuaj jashtëzakonisht relaksues.

Shqipëria është një vend i bukur që ofron plazhe të mrekullueshme, histori, kuzhinë të shijshme dhe peizazhe mahnitëse.

Mos e humbisni mundësinë tuaj për një pushim të paharrueshëm në Shqipëri!

/ata.gov.al