Riparohet “Monumenti i Pavarësisë” në Tiranë

135

Në Tiranë është bërë e mundur riparimi dhe përforcimi i “Monumentit të Pavarësisë” që ndodhet në Parkun Rinia përgjatë Bulevardit kryesor.

Ky monument ndodhet në Parkun Rinia përgjatë Bulevardit kryesor dhe është inauguruar në 28 Nëntor 2012. Ai simbolizon një shekull pavarësi të shtetit shqiptar. Monumenti është 6.5 metra i lartë dhe 5.5 metra i gjerë dhe peshon 15 tonë. U krijua nga artistët Visar Obrija dhe Kai Kiklas nga Austria. Monumenti është simbol i rezistencës shqiptare në kohë dhe luftëra të vështira.

Ka formën e një kulle të hapur dhe simbolizon hapjen e rrugës së Shqipërisë drejt pavarësisë. Ky simbol është gjithashtu një mirënjohje ndaj heronjve që kanë luftuar për pavarësinë e Shqipërisë.