Rose Dosti, gazetarja shqiptare që punoi 35 vite në “Los Angeles Times”

49

Rose Dosti, gazetarja shqiptare e “Los Angeles Times”, ka qenë për 35 vite një nga gazetaret kryesore të gazetës amerikane. E ndikuar nga historia e largimit të prindërve të saj nga Shqipëria, ajo pas daljes në pension iu kushtua shkrimeve për Shqipërinë e viteve 1940- 1990, përcjellë KultPlus.

Rose Dosti lindi dhe u rrit në New York City, vajza e dytë e prindërve emigrantë shqiptarë. Familja e saj ishte burgosur gjatë regjimit komunist nga 1944-1991 dhe si një gazetare dhe bashkëshorte e një familje emigrante politike, ajo e pa të nevojshme për të ruajtur dëshmitë e të mbijetuarve. Pas udhëzimeve të përcaktuara nga Fondacioni Shoah, Rose Dosti themeloi AHRP për të ruajtur dëshmitë e të mbijetuarve për studim, arsimim dhe frymëzim studimor.

Dosti është një shkrimtare dhe kolumniste e stafit “Los Angeles Times”, dhe autore e tetë librave për ushqimin. Puna si themeluese e Projektit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut (AHRP) që nga viti 2008 rezultoi në prodhimin e 100 dëshmive të të mbijetuarve nga shumë rajone të Shqipërisë, të cilët u persekutuan gjatë regjimit komunist nga 1944-1991, dhe dy filma të shkurtër dokumentarë, “Burgu kombëtar: Albania 1944-1991” dhe “Zërat e humbur që bëjnë histori”.

Ajo ligjëron në dokumentarë të AHRP në shkolla, organizata, klube dhe institucione. Si artiste, ajo përdor artet e saj për të mbledhur fonde për projektet e saj. Dosti renditet në top listën e dy mijë grave të shquara amerikane.