Rruga Fushë-Krujë – Thumanë, një investim me të gjitha standartet

108

Rruga Fushë-Krujë – Thumanë është një vepër infrastrukturore moderne me të gjitha standardet.

Falë një investimi prej 605 milionë lekësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, aksi prej 11.2 km është rikonstruktuar në gjithë gjatësinë e tij, me dy korsi, trotuare dhe ndriçim në zonat e banuara, kanalizime të ujërave të zeza dhe të shiut, 320 vepra arti përgjatë rrugës, sinjalistikë rrugore dhe mure mbrojtëse.

Ky segment bën të mundur lidhjen me Mamurrasin, Laçin, superstradën Lezhë–Shkodër dhe “Rrugën e Kombit”, dhe gjatë sezonit turistik do ti shërbejë si rrugë dytësore e autostradës Fushë-Krujë – Milot duke ulur ndjeshëm trafikun e rënduar.