Salcë nga Shqipëria në Itali/ Prodhohet për eksport nga një ish-emigrant në Fier

54

Pas 12 vitesh emigrant në Itali, kthehet familjarisht në vendlindje për të investuar të gjitha kursimet e grumbulluara.

Së bashku me përvojën e fituar në shtetin fqinjë, Altin Hoxhaj nga Frakulla e Fierit, ndërtoi një fabrikë moderne për prodhimin e salcës bio. Kjo fillon që në mbjelljen e domates, me përzgjedhjen e farërave, kultivimin organik të bimëve dhe përpunimin nëpërmjet avullit, duke ruajtur shijen karakteristike te domateve te fushës.

Brenda një periudhe të shkurtër salca shqiptare u bë shumë e njohur në tregun italian, e pikërisht në Sicili, aty ku Altini e kishte mësuar ketë specialitet.

Për prodhimin e kësaj salce Altini ka lidhur kontrata me fermerët që kultivojnë domate në zonën e Frakullës, të cilët e shesin të gjithë prodhimin e tyre, në ndryshim me shumë fermerë që u kalbën prodhimet.

Veç prodhimit të salcës që është sezonal, këtu bëhet përpunimi i specit dhe specit djegës si dhe i trangullit të konservuar. Të gjitha prodhimet eksportohen drejtë Italisë.