Saranda mirëpret 35 mjete retro të Old Car Club – Bari (ASI)

3

Në qytetin bregdetar të Sarandës janë ekspozuar 35 mjete retro nga Old Car Club – Bari (ASI).

Saranda mirëpret 35 mjete të Old Car Club – Bari (ASI), në edicionin e tyre të 14-të turit të Mesdheu.

Mjetet retro nga Old Car Club – Bari (ASI) do të zhvillojnë një tur në Sarandë, Ksamil, Butrint, Gjirokastër dhe Syrin e Kaltër.

Këto mjete zbarkuan dje në Portin e Durrësit, ku nisën rrugëtimin e tyre nga “Bukuroshja e Durrësit” drejt “Deas së Butrintit”.

Programi i turit është vizitë në Butrint, Ksamil, Syri i Kaltër dhe vendosja e mjeteve në shëtitoren e Sarandës shoqëruar me muzikë e DJ nga paraditja deri në mbrëmje.

/ata.gov.al