Shpallet lista e konkurrentëve në Festivalin e 57-të në RTSH

122

Ditën e djeshme janë përcaktuar 22 këngët që do të marrin pjesë në netët e Festivalit të 57-të të Këngës në RTSH. Komisioni përzgjedhës ka shqyrtuar 54 këngët që ishin regjistruar për të qenë pjesë e festivalit të fundvitit, i cili, me gjithë spekulimet e herëpashershme, mbetet një prej eventeve më të rëndësishëm të muzikës shqiptare në vend.

Ajo që bie në sy në këtë listë është rikthimi i këngëtarëve të mëdhenj. Mes shumë emrave të njohur, spikatin Gjergj Leka, Elton Deda, Jonida Maliqi, Eranda Libohova, Vikena Kamenica, Soni Malaj, Orgesa Zaimi, Eliza Hoxha etj.

“Festivali i Këngës në RTSH konfirmon edhe një herë madhështinë e tij. Artistët më të mirë të karrierës por edhe zërat e rinj më të talentuar do t’i bashkohen ngjarjes më të madhe e më të rëndësishme të muzikës në edicionin e 57-të”- shkruhej në njoftimin e festivalit.