Shqipëria e bukur

0

Liqeni i Tiranës mbetet një nga destinacionet më të frekuentuara nga qytetarët në çdo ditë të vitit.

Investimet e kanë transformuar këtë park jo vetëm me korsitë e biçikletave, molin e varkave, por edhe duke krijuar kënde sportive dhe argëtuese, të cilat frekuentohen nga qytetarë të moshave të ndryshme.

Parku i madh i Liqenit përbëhet nga një masiv kodrinor me shpate me pjerrësi të vogël. Në pjesën jugore formohet pasqyra ujore e Liqenit Artificial, që me shtrirjen e tij krijon gjire e gadishuj të vegjël shumë piktoreskë. Parku i madh i Liqenit filloi të ndërtohet në vitet ’50-të. Në vitin 1955 u krijua liqeni artificial nga ujërat përreth, si dhe u ndërtua me punë vullnetare një digë 400 m e gjatë e cila i pengon ujërat të vërshojnë drejt Tiranës.

Në vitin 1957-1958 filloi mbjellja e bimësisë dekorative, si dhe ndërtimi i infrastrukturës së parkut.

/ata.gov.al