Shqipëria pjesë e festivalit ndërkombëtar të ngjyrave të ujit në Pragë

256

Shqipëria mori pjesë në festivalin e parë ndërkombëtar të ngjyrave të ujit.

Gjashtë artistë përfaqësuan Shqipërinë në këtë festival ndërkombëtar që u zhvillua në Manes Galeri, Pragë.

Artistët shqiptarë  pjesëmarrës ishin Shpresa Milaqi Bajko, Lefter Ceko, Vali Kura Dimroci, Helidon Haliti, Sejdi Kapllanaj, Ormira Lulani të cilët konkuruan me punët e tyre me 455 artistë të tjerë nga 64 vende.

Piktura e Helidon Halitit e titulluar “ Drita e Pranverës” dhe e Ormira Lulanit e titulluar “ Vjeshta” u vlerësuan me çmime, të cilët u dorëzuan nga përfaqësuesja e Ambasadës, Meri Shahini.

Burimi: ATSH