Shqiptari që po mahnit Greqinë me zërin e tij, pretendent për të fituar “The Voice”

107

Marselino Sherifi është një nga finalistët për zërin më të mirë në edicionin e shtatë të spektaklit të talenteve “The Voice”, Greece që u zhvillua në 12 shkurt 2021.

Artisti shqiptar jeton në Kretë dhe në këtë spektakël është paraqitur me zërin e tij melodioz dhe performancën e realizuar me instrumentin e fizarmonikës.

Marcelino ishte një ndër më të votuarit nga publiku për të shkuar në finale.
Në audicionet e fshehura muzikanti nga Tirana arriti të kthejë të katër poltronet e jurisë që përbëhej nga emra të njohur të skenës greke dhe evropiane.

Marcelino jeton në Kretë. Ai u paraqit në edicionin e tetë të audicioneve të fshehura më 1 nëntor 2020.