Shqiptarja nominohet për çmimin e Aktores më të Mirë në Festivalin e Filmit në Spanjë

16

Filmi ‘Rruga’ nën regjinë e Besim Ugzmajlit që tashmë ka gëzuar mjaft suksese edhe jashtë kufijve, si protagoniste kryesore ka edhe Gresa Pallaskën, shkruan KultPlus.

Pallaska, sëfundi është nominuar për çmimin e Aktores më të Mirë në Film Festival under the Moon in Islantilla, Andalusia, Spain.

Ndër të tjera vlen të ceket se filmi ”Rruga”, ka qenë i nominuar edhe në shumë festivale të tjera, prej tyre edhe festivale të akredituara nga Akdemia Oscar.

“Rruga” është prodhim i Figurina Film’s.