Si (nuk) duhet ti marrim vendimet ? (3)

288

decisions-407750_960_720

Nga Agustin Prenga

Vetëm atë nuk mund ta bëj?

Mbase ajo që të shterr  tani emocionalisht është gjëja e duhur që duhet të bësh. Eshtë vendimi që duhet të marrësh.

Në librin “Vendimtar” Chip and Dan Heath listojnë 4 gabime që bëjmë ndërsa marrim vendimet.

Emocionet afatshkrurtra 

Vitet e fundit sistemi ynë i lartë arsimor  ka një mangësi. Përzgjedhja e gjimnazistëve për universitet i vendos studentët e ardhshëm para një zgjedhje me 10 mundësi. Shumica e tyre  kushtëzohen nga sistemi të studiojnë në degën e dytë, tretë apo në rastin më të papëlqyeshëm në zgjedhjen e dhjetë. Kjo ka ndikim të drejpërdrejtë në suksesin e tyre akademik. Disa prej tyre janë gati të heqin dorë që në vitin e parë.

Përse nuk e bëjnë? Faktorët e përkohshëm, emocionet afatshkurtra. Mendimi që do mërziten prindërit,shpenzimet financiare, mendimi që kam dështuar dhe nuk jam i zoti. E vërteta në shumicën e rasteve është ndryshe. Një student që ka talent në letërsi i ka rënë të studiojë matematikë apo fizikë.

Suzanë Welsh në librin e saj  të shumëshitur mbi vendimarrjen; “Rregulli 10/10/10” sugjeron ta peshosh vendimin tënd në tre kohë të ndryshme. Si do të duket vendimi yt pas 10 minutash, 10 muajsh dhe 10 vitesh?

Pas 10 minutash ndërrimi i degës dhe shkuarja e një viti “dëm” duket si fundi i botës. Pas 10 muajsh sërish mund të kesh dyshime. Por pas 10 vitesh kur ke ndërruar degë në favor të lëndës që pëlqen dhe punon në profesionin që ke pasion me siguri që do përgëzosh veten për vendimin që ke marrë.

Dhe kjo ka funksionuar për mua. Para 10 vitesh isha para dilemës që të vijoja në profesionin që kisha studiuar 4 vite (me rezultate shumë të mira) apo të përkushtohesha në një fushë tjetër.

Kur mora vendimin në 10 minutat e para nuk i besoja vetes. Në 10 muaj mendoja që mbase mund të kthehesha mbrapsht. Tani pas 10 vitesh besoj që ka qënë një nga vendimet më kurajoze dhe të mira që kam marrë në jetën  time.

Sikur ti jepesha emocioneve të momentit nuk do të kisha mundësi tani të përjetoja jetën dhe kontributin që kam në  familje e shoqëri.

Kur ne kemi për të marrë një vendim të vështirë emocionet tona ziejnë. Ne sjellim e risjellim të njëjtin argument në kokën tonë. Ne argumentojmë me veten, marrim një vendim dhe sërish kthehemi te vendimi i parë. Po ti hidhnim këto mendime në letër nuk do të gjenim informacion të ri,është thjesht pështjellim i emocioneve tona me të njëjtat argumente apo frikëra.

Emocionet afatshkruatra dëmtojnë vendimarrjen. Ato mund t`u paralizojnë, në rastin më të keq mund t`u drejtojnë drejt një zgjedhje të gabuar.

Nuk po themi që të injorojmë emocionet, përkundrazi duhe  ti vendosim ato në dritën e një perspektive më të gjerë.

Mos harro: Çfarë do të sjellë marrja e këtij vendimi pas 10 minutash,10 muajsh,10 vitesh?

Burimi: iMakiato.com