Në kuadër të 550-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ditën e mërkurë datë 21 nëntor 2018, ora 18:00, në teatrin “Zihni Sako” në Gjirokastër, do të shfaqet poema dramatike “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Në rolin e Skënderbeut do të luajë aktori i famshëm shqiptaro-amerikan Xhevat Limani, ndërsa në rolin e Donikës, sopranoja e talentuar Era Hoxha.
Kjo shfaqje organizohet në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, me mbështetjen e institucionit të prefektit të qarkut të Gjirokastrës.