Slloveni, prezantohet Shqipëria turistike

57

Në mjediset e Agjencisë KOMPAS, Lubjanë, u prezantua turizmi i Shqipërisë.

Veprimtaria u organizua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Agjencinë KOMPAS, në kuadër të vizitës së Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në Slloveni.

Të pranishmit patën mundësinë të njiheshin me materialet e shumta promovuese të prezantuara, për turizmin, kulturën, historinë, prodhimet e ndryshme shqiptare, etj. Videot e shfaqura sollën më afër të pranishmit me turizmin shqiptar.

Ngjarja ishte një rast shumë i mirë për bashkëbisedime, shkëmbim mendimesh, vendosje pikash kontakti dhe fillim bashkëpunimesh të reja dypalëshe Shqipëri-Slloveni në fushën e turizmit dhe jo vetëm.