Sot më 21 mars shënohet “Dita Ndërkombëtare e Pyjeve”

1

Sot më 21 mars shënohet “Dita Ndërkombëtare e Pyjeve”, ditë me rëndësi ndërkombëtare e caktuar me rezolutë të posaçme nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 28 nëntor 2012.

Kjo ditë shërben për të rritur ndërgjegjësimin e njerëzve për rëndësinë e të gjitha llojeve të pyjeve dhe pemëve jashtë pyjeve.

Shtimi i sipërfaqeve pyjore të mbrojtura nxit përdorimin e qëndrueshëm dhe kontribuon në ruajtjen e shërbimeve të ekosistemeve pyjore.

Shërbimet kryesore të një ekosistemi pyjor klasifikohen në shërbimet furnizuese, me ushqim, lëndë të para, ujë të freskët, resurse gjenetike etj, shërbimet rregullatore, si ciklimi i nutrientëve, rregullimi i klimës dhe cilësisë së ajrit, mbrojtja nga përmbytjet, mbrojtja nga erozioni, etj., si dhe në shërbimet kulturore, si rekreacion, vlera estetike, të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore.

Qëllimi i kësaj dite është të rikujtojmë rëndësinë që kanë pyjet dhe detyrës që kemi për sigurimin e ruajtjes së këtyre ekosistemeve natyrore që ka vendi ynë për vazhdimësinë e tyre edhe për brezat e ardhshëm dhe një të ardhme të qëndrueshme.

/ata.gov.al